NATO teston veten nëse mund t’i rezistojë çdo agresioni

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 15:52
NATO teston veten nëse mund t’i rezistojë çdo agresioni

Komanda e NATO-s në Napoli ka publikuar një video ku tregohet ushtrimi i forcave të NATO-s në Bullgari me qëllim të testimit të aftësive për t’iu përgjigjur çdo akti të agresionit në mbrojtje të Aleancës në krahun e saj juglindor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në Bullgari, NATO testoi aftësinë e saj për t’iu përgjigjur çdo akti agresiv në mbrojtje të Aleancës në krahun e saj juglindor”, thuhet në përshkrimin e videos.

Ky ushtrim, pamjet e të cilit janë publikuar sot në platformën “X” është mbajtur me datën 10 nëntor.

“Duke qëndruar këtu me ju sot, shoh frymën e vërtetë të aleatëve tanë, të bashkuar në vlerat tona, të pathyeshëm në vullnetin tonë të përbashkët dhe gjithmonë duke u përshtatur për një botë në ndryshim”, kishte deklaruar Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoană, i cili kishte marrë pjesë në këtë ngjarje.

Në ushtrim kanë marrë pjesë ushtarët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia, Mali i Zi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


(Kosova Sot Online)