Rohde përveç politikës u ofron ushqim tradicional ambasadorëve të Gjermanisë nga rajoni

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 16:11
Rohde përveç politikës u ofron ushqim tradicional ambasadorëve të Gjermanisë nga rajoni

Jam i lumtur që sot kam mirëpritur ambasadorët e Gjermanisë të vendeve të rajonit, ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka treguar se në rezidencën e tij në Prishtinë bashkë me ambasadorët e Gjermanisë në Serbi, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Shqipëri e Bosnje e Hercegovinë do të flasin për çështjet rajonale dhe rrugën drejt BE-së.

Ambasadori gjerman ka thënë se anash politikës, do t’i njoftojë mysafirët e tij me kuzhinën e pasur lokale dhe me disa prej perlave kulturore që Kosova ka për të ofruar.


(Kosova Sot Online)