Kurti: Prania diplomatike në Strasburg është një dëshmi e seriozitetit të Kosovës

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 16:13
Kurti: Prania diplomatike në Strasburg është një dëshmi e seriozitetit të Kosovës

Lidhur me vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një prej vendimeve të marra është edhe ai për nisjen e procedurave për blerjen e ndërtesës së Konsullatës së Përgjithshme në Strasburg të Francës.

Kurti e ka lidhur këtë vendim me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Prania e përhershme diplomatike në Strasburg është edhe një dëshmi tjetër e gatishmërisë dhe seriozitetit të Republikës së Kosovës për procesin e anëtarësim të saj dhe kontributin në Këshillin e Evropës”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)