Von der Leyen: Me Kinën jemi rivalë por jo armiq

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 16:23
Von der Leyen: Me Kinën jemi rivalë por jo armiq

“Ne jemi rivalë me Kinën, por nuk ka armiqësi”. Kështu ka deklaruar presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në Konferencën Evropiane të Kinës në Berlin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

“Kina ndjek një rend global që është kinezo-centrik dhe hierarkik. Dhe kjo është në kundërshtim me interesat dhe vlerat tona. Ne duhet të pranojmë se ekziston një element i qartë i rivalitetit në marrëdhëniet tona. Por ky rivalitet nuk duhet të jetë armiqësor. Mund të jetë konstruktiv. Prandaj, ne duhet të jemi të ekuilibruar dhe strategjikë në përgjigjen tonë.”

Sipas saj “bashkëpunimi me Kinën për çështjet globale është i mundur dhe po ndodh. Ka hapësirë ​​për të përcaktuar vlerat e përbashkëta”.

Deklaratat e Von der Leyen vijnë 3 javë para se të vizitojë Pekinin për samitin BE-Kinë, në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Samiti do të zhvillohet nga 7-8 dhjetor dhe Von der Leyen e Michel do të takohen me presidentin kinez Xi Jinping.

Kina ka ngritur shqetësime për hetimin e Komisionit, duke thënë se do të prishte zinxhirin global të furnizimit. 

(Kosova Sot Online)