Arrestohet i dyshuari i cili vodhi 500 euro në xhami

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 16:30
Arrestohet i dyshuari i cili vodhi 500 euro në xhami

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar në Suharekë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai dyshohet se ka vjedhur 500 euro në një xhami.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe i është ngritur kallëzim penal për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Të dyshuarit, A.T 31 vjeç, i janë gjetur dëshmitë, paratë e vjedhura në xhami, të cilat janë sekuestruar.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë” në xhami, ndalohet për 48 orë

Prizren, 16 Nëntor  2023

Me date 16/11/2023 është raportuar për një rast “vjedhje e rëndë”, rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

Ankuesi i rastit ka raportuar se persona të panjohur, gjatë natës, kanë thyer tre xhama të dritareve dhe dy xhama të derës së hyrjes së xhamisë në adresën e lartpërmendur në Suharekë.

Të njëjtit dyshohej se kanë depërtuar brenda xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur një shumë të parave të gatshme, rreth 500 (pesëqind) euro.

Policia  i është përgjigjur rastit, hetuesit policor  të Stacionit Policor të Suharekës, pas një pune  operativo hetimore kanë arrit që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për këtë rast.

Te i dyshuari (A. T. 31 vjeçar nga Shiroka e Suharekës)  janë gjet edhe dëshmitë, parat e vjedhur në xhami , rreth 500 euro.

Mjetet (parat ) e gjetura janë sekuestruar, ndërsa i dyshimti me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohe kundër të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, i cili do të përcillet në Prokurorin themelore .

(Kosova Sot Online)