Peci: Buxheti për bujqësinë është rritur për 45 për qind

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 17:45
Peci: Buxheti për bujqësinë është rritur për 45 për qind

Buxheti për bujqësinë është rritur për 45 për qind, ka deklaruar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2024, Peci thotë se buxheti për këtë sektor do të jetë mbi 84 milionë euro, për të cilën e konsideron si përmbushje të premtimit elektoral.

“Sa i përket sektorit të bujqësisë duhet ta bëjmë një krahasim të gjendjes të cilën e ka marrë drejtimin e Ministrisë dhe sfidat të cilën është përballur kjo Qeveri, posaçërisht duke marrë parasysh gjendjen katastrofale që e ka lënë Qeveria paraprake. Ta zëmë nëse buxheti i vitit 2021 ka qenë 61 milionë euro, buxheti  i vitit 2024 është 84.8 milionë euro me projekte ndërkombëtare e kap shifrën prej 100 milionë euro, që nën kupton përmbushjet e tërësishme të premtimit tonë qeveritar gjatë fushatës”, thotë Peci.

“Aktualisht i buxhetit të vitit 2024 dhe buxhetin në të cilën gjendjen e ka marrë Ministria e Bujqësisë është një rritje prej 45 për qind po përveç kësaj disa kolegë deputetë me të drejtë thanë se është shumë e rëndësishme se secili prej nesh me pas vlerësimin se për çka do të mbahet mend gjatë mandatit qeverisës. Unë jam njëri nga ministrat në të cilën vlerësimin ma të mirë e bëjnë fermerët në baza ditore dhe se periudha e kësaj qeverie në sektorin e Bujqësisë do të ndihet si periudha kur Qeveria e ka vendosur meritokracinë”, u shpreh Peci.

(Kosova Sot Online)