Tronditëse: Digjet me cigare një vajzë 2 vjeçe

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 22:28
Tronditëse: Digjet me cigare një vajzë 2 vjeçe

Një ngjarje tmerruese ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë 2 vjeçe është dërguar në spital me shenja djegie cigaresh në trup, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mbrëmjen e së mërkurës më datë 15.11.2023 është paraqitur në Urgjencën e Pediatrisë një vajzë dy vjeçare me shenja të djegies në trup shkaktuar nga cigarja’.

‘Vajza është identifikuar me inicialet A. R., e datëlindjes 01.08.2021. Ka dyshime të forta që krahas djegies me cigare vajza të jetë dhunuar nga burri i hallës rreth të 40-ave.

Pas paraqitjes në Urgjencën e Pediatrisë ajo është shtruar në pavion, ndërsa paraditen e sotme është dërguar në reanimacion në gjendje të rëndë, me prani edhe të mjekut ligjor.

(Kosova Sot Online)