Ja sa vetura në veri i konvertuan targat në RKS

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 12:52
Ja sa vetura në veri i konvertuan targat në RKS

Nga 1 nëntori, 1 mijë e 762 vetura me targa ilegale në veri të Kosovës janë konvertuar në RKS, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu ka bërë të ditur për Reporteri.net zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Ministria e Punëve të Brendshme tanimë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.

Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit.

Çështja e heqjes së targave, që Serbia lëshon për qytetet e Kosovës, ka shkaktuar një sërë krizash në dy vjetët e fundit, si dhe largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri në nëntor të vitit 2022.

(Kosova Sot Online)