Ja kush thotë: Lumir Abdixhiku po e kopjon Albin Kurtin

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 18:00
Ja kush thotë: Lumir Abdixhiku po e kopjon Albin Kurtin

Faton Bislimi, i cili ka shpallur publikisht synimin e tij për të qenë pjesë e garës për kryetar të LDK-së, ka folur rreth mundësisë së lënies së tij jashtë gare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bislimi ka thënë se LDK-ja e ka pësuar elektoralisht sa herë që ka bërë përpjekje të tilla.

Ai tutje ka thënë se LDK-ja duhet të kuptojë që ka një bagazh të madh historik e politik dhe s’mund të sillet si një parti e themeluar dje. Bislimi ka thënë se LDK-ja s’mund të drejtohet duke kopjuar të tjerët, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje,

“Ne si LDK duhet të kuptojmë qe e kemi një bagazh të  rëndësisë së veçantë historik e politik në Kosovë. S’mund të sillemi si parti që jemi themeluar dje. Nuk mund të sillemi me komoditetin e kopjimit të dikujt tjetër, me shpresën që nëse bëhemi si këta fitojmë edhe ne. Ky do të ishte gabimi më fondamental që mund ta bëjmë”, ka thënë Bislimi.


(Kosova Sot Online)