Qalaj: Shërbimet inteligjente të Kosovës kanë dështuar më 24 shtator

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 19:22
Qalaj: Shërbimet inteligjente të Kosovës kanë dështuar më 24 shtator

Ish-drejtori i Policisë Rashit Qalaj, ka deklaruar se po të kishin informacione më herët, ajo ngjarje ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku nuk do të ndodhte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, tash deputet i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se shërbimet inteligjente të Kosovës, kanë dështuar ta parandalojnë sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ai  tha se po të kishin informacione më herët, ajo ngjarje ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku nuk do të ndodhte.

“Duhet me pranu, shërbimet tona të inteligjencës kanë dështu më 24 shtator. Është diçka tjetër profesionalizmi i policisë, suksesi… Po ta kishim informatën më herët, kjo nuk do ndodhte herët ose në tentativë do shuhej”, tha ai.

Tutje, Qalaj tha se AKI-ja duhet të jetë më shume prezente në veri të Kosovës dhe t’i parandalojë rreziqet nga jashtë, jo të merret me punët se kush me kë pi kafe në Kosovë.

“Duhet të investojmë shumë, AKI-ja e ka përgjegjësinë e madhe të jetë prezente në veri, atë mision e ka. Nuk duhet të merret se kush me kë po pi kafe në Kosovë, e ka punën e parandalimin e rreziqeve që na vijnë nga jashtë”, tha ai.

Qalaj shtoi se jorastësisht e tha se AKI-ja merret se kush me kë pi kafe në Kosovë.

(Kosova Sot Online)