Kurti mirëpret në takim anëtaren e Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 19:38
Kurti mirëpret në takim anëtaren e Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës, Sabina Ćudić, me të cilën pati një takim të përzemërt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë takim ka njoftuar zyra e kryeministrit, të enjten.

“Diskutuan për mundësitë dhe format e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për potencialin e këtij bashkëpunimi për qytetarët e të dyja vendeve, si dhe për situatën në rajon në këtë kohë të krizave të shumëfishta në kontinentin tonë evropian dhe në botë”.

“U theksua edhe nevoja e udhëtimit të lirë ndërmjet dy vendeve, e që marrëveshja për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në kuadër të Procesit të Berlinit më së miri e adreson, si hap i rëndësishëm i përafrimit dhe rritjes së shkëmbimit ndërmjet shtetasve të Kosovës dhe Bonjës dhe Hercegovinës. Kryeministri Kurti e përgëzoi deputeten Ćudić për qëndrimet e saj, e falënderoi për vizitën, dhe i ofroi asaj bashkëpunim të mëtejmë”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)