Lajçak jep detaje për takimin me Bislmin e Petkoviqin

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 20:30
Lajçak jep detaje për takimin me Bislmin e Petkoviqin

Me kryenegociatorët e kosovar dhe ata serb, sot patën diskutime të dobishme për progress në shumë pika, ka deklaruar, ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë, Lajçak e shkroi në një reagim të tij në platformën X, ndërsa foli për takimin si raund tjetër i bisedimeve Kosovë-Serbi.

”Sot prita kryenegociatorët, të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për një raund të takimeve të dialogut në Bruksel. Diskutimet tona ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në agjendën tonë”.

(Kosova Sot Online)