Këshilli Prokurorial i Kosovës thërret takim të jashtëzakonshëm

  • A P /
  • 16 November 2023 - 20:10
Këshilli Prokurorial i Kosovës thërret takim të jashtëzakonshëm

Takim i jashtëzakonshëm i Këshillit Prokurorial të Kosovës, do të mbahet nesër (e premte), nga ora 11:30.

KPK njofton se ky takim do të mbahet në sallën e takimeve, kati VI, objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Ju njoftojmë se Takimi i Jashtëzakonshëm i Këshillit Prokurorial transmetohet nesër në Facebook”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Tema e diskutimit nuk është bërë e njohur nga KPK.

(Kosova Sot Online)