'Aleksandër Vuçiq 'ia ka lëshu në shpinë Zajednicën' kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit'

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 22:16
'Aleksandër Vuçiq 'ia ka lëshu në shpinë Zajednicën' kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit'

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bilal Sherifi, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq “ia ka lëshu në shpinë Zajednicën” kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka deklaruar se “pasardhësi i Kurtit do të ankohet siç bën tash Kurti”.

Por gjatë debatit Sherifi mori një reagim nga aktivisti Shkëlzen Gashi që i tha Sherifit se “Kurti po e forcon pozicionin negociator pasardhësit të tij”.

Por Sheiri tha se “Kurti tashmë e ka pranuar Zajednicën”.

”Vuçiq ia ka lëshu në shpinë Zajednicën përpara. Çfarë përpjekje taktike kanë me shpëtu përpos dorëzimit.  A e keni parë çfarë thotë Kurti unë nuk kam shumë hapësirë sepse i kam trashëguara marrëveshjet të gabueshme. Pasardhësi i Kurtit ka me thënë unë kam trashëgu marrëveshje të këqija Zajednicën e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, plus Zajendnicën+ të Kurtit”, ka thënë Sherifi. 

(Kosova Sot Online)