Këshilli Prokurorial i Kosovës thërret takim të jashtëzakonshëm

  • E.K /
  • 17 November 2023 - 08:17
Këshilli Prokurorial i Kosovës thërret takim të jashtëzakonshëm

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka thirrur takim të jashtëzakonshëm, përcjell ‘Kosova Sot Online”.

Ky takim do mbahet sot nga ora 11:30, në sallën e takimeve, kati VI, objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Tema e diskutimit nuk është bërë e njohur nga KPK.

“Ju njoftojmë se Takimi i Jashtëzakonshëm i Këshillit Prokurorial transmetohet nesër në Facebook”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

(Kosova Sot Online)