Përparim Rama njofton se ka nisur shtrimi i kalldrëmit prapa ish shtëpisë së mallrave “Gërmia”

  • E.K /
  • 17 November 2023 - 10:01
 Përparim Rama njofton se ka nisur shtrimi i kalldrëmit prapa ish shtëpisë së mallrave “Gërmia”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka filluar shtrimi i kalldrëmit në hapësirën publike prapa ish shtëpisë së mallrave “Gërmia”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Rama ka thënë se këto punime po krijojnë më shumë hapësira për qytetarët, në veçanti këmbësorët.

“Kemi filluar me shtrimin e kalldrëmit në hapësirën publike prapa ish shtëpisë së mallrave “Gërmia”. Këto punime po krijojnë më shumë hapësira për qytetarët, në veçanti këmbësorët. Prishtina po frymon lirshëm!”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)