Prishtinë: Një person kapet me armë pa leje dhe një qese të mbushur me 2€ false
Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi i janë kapur 53 monedha me nga dy euro false, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ndërsa, gjatë kontrollit të veturë i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë.
Njoftimi i Policisë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE /FALSIFIKIM I PARASË
Rr. Ali Vitija, Prishtinë / 16.11.2023 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë dhe një qese me 53 monedha nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)