Ndërron jetë zyrtar i Shërbimit Korrektues
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë zyrtari Nexhat Sllamniku, përcjell “Kosova Sot Online”
SHKK’ja ka thënë se Sllamniku ka dhënë një kontribut të madh në këtë institucion.
“Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, Sllamniku të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve. Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në njoftim.
(Kosova ot Online)