Qeni besnik i qëndron 10 javë pranë të zotit që humbi jetën në mal

  • E.K /
  • 17 November 2023 - 11:54
Qeni besnik i qëndron 10 javë pranë të zotit që humbi jetën në mal

Një qen i vogël qëndroi pranë trupit të pronarit për 10 javë pasi ai humbi jetën nga hipotermia në malet e Kolorados.

Rich Moore, 71 vjeç dhe qeni i tij Finney, ishin nisur për t’u ngjitur në majën e “Blackhead” më 19 gusht, por nuk u kthyen më në shtëpi.

Kur trupi i 71-vjeçarit u gjet më 30 tetor, qenushi Finney ndodhej pranë tij.

Ai kishte humbur gjysmën e peshës trupore dhe besohet se mbijetoi duke gjuajtur kafshë të vogla.

Ekipet e shpëtimit thanë se ishte një “histori madhështore mbijetese”.

Qeni u transportua menjëherë në një spital veterinar për ekzaminim dhe trajtim. /DW

(Kosova Sot Online)