Deputetja serbe ia dhuron deputetit gjerman bluzën ku harta e Kosovës është e mbuluar me flamurin e Serbisë

  • E.K /
  • 17 November 2023 - 13:55
Deputetja serbe ia dhuron deputetit gjerman bluzën ku harta e Kosovës është e mbuluar me flamurin e Serbisë

Sot në qendër të Berlinit, një deputete serbe ka bërë provokime nacionaliste nga Bundestagu, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Nuk ka dorëzim”. Kështu shkruan në bluzën që deputetja e Parlamentit të Serbisë, Milica Djurdjeviq ia ka dorëzuar si dhuratë deputetit gjerman nga partia AfD, Tino Chrupalla.

Harta e Kosovës në atë bluzë është e mbuluar me flamurin serb.

“Në Gjermani dhe kudo: KOSOVA ËSHTË SERBI! Sot në Berlin në Bundestag pata një takim me presidenten e Alternativës për Gjermaninë, Tina Krupal. AFD e tij është opsioni kryesor sovranist dhe shtet-ndërtues në Gjermani”.

(Kosova Sot Online)