“Kosova do të jetë një nga temat më të rëndësishme të fushatës në Serbi”

  • E.K /
  • 17 November 2023 - 14:19
“Kosova do të jetë një nga temat më të rëndësishme të fushatës në Serbi”

Njohësit e çështjeve politike në vend besojnë se zgjedhjet në Serbi do të jenë një faktor që mund të ngadalësojnë procesin e dialogut. Madje disa thonë se Kosova do të jetë një nga temat kryesore të fushatës zgjedhore atje.

Zgjedhjet në Serbi, medoemos do të ndikojnë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, thonë njohës të rrethanave politike në vend.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokratike (CESID), Bojan Kllaçar, thekson se politikanët në fushatë merren me ato tema që i interesojnë elektoratit dhe njëra prej tyre është edhe Kosova.

“…Kosova do të jetë një nga temat më të rëndësishme të fushatës në Serbi. Sigurisht që do të jetë në tri të parat për dy arsye: e parë është e një natyre kontekstuale, pasi  dialogu është i gjallë, është në vazhdim dhe është një temë e rëndësishme për interesat politike serbe dhe e dyta; që nga fillimi i këtij viti Kosova ka qenë një nga tri prioritetet kryesore të popullit, krahas ekonomisë, inflacionit, gjegjësisht rritjes së çmimeve”, deklaroi Klloçar.

(Kosova Sot Online)