Konjufca i kërkon BE-së presion ndaj Serbisë

  • E.K /
  • 17 November 2023 - 15:41
Konjufca i kërkon BE-së presion ndaj Serbisë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, po merr pjesë në punimet e Konferencës së 11-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Shteteve të Europës Juglindore, me temë diskutimi “Procesi i integrimit europian të vendeve të Europës Juglindore”, përcjell “Kosova sot Online”.

Në konferencë, përveç delegacioneve të parlamenteve të rajonit po merr pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Olivèr Várhelyi, për të mbështetur në aspiratat eurointegruese të vendeve të Europës Juglindore që janë në proces integrimi.

“Në këtë kontekst, denoncova edhe një herë përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës në shtator të këtij viti dhe njëherit i bëra thirrje Bashkimit Europian të ushtrojë më shumë presion ndaj Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, thelbi i të cilit normalizim duhet të jetë njohja reciproke si dy subjekte sovrane dhe të pavarura, ashtu edhe siç përcaktohet në Marrëveshjen e Brukselit”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)