Gërvalla: Unë si ministre nuk kam publikuar asnjë draft dhe nuk jam përgjegjëse për industrinë e thashethemeve

  • A.P /
  • 17 November 2023 - 16:32
Gërvalla: Unë si ministre nuk kam publikuar asnjë draft dhe nuk jam përgjegjëse për industrinë e thashethemeve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk është pjesë e industrisë së thashethemeve, duke iu referuar një drafti të publikuar ditë më parë në medie, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E pyetur nëse ndonjëri nga draftet e publikuar është drafti i cili i është prezantuar kryeministrit Albin Kurti, javë me parë nga emisarët euro-amerikanë, ajo pohoi se si Ministri deri tani nuk kanë publikuar ndonjë draft.

“Unë mendoj që keni ardhur që të merrni pjesë në një konferencë të cilën e kemi organizuar për një temë të caktuar dhe për publikime ju të medieve e dini më mirë se sa unë se nga i merrni dhe si i merrni. Unë si ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk kam publikuar asnjë draft. Absolutisht, si nuk po e mohoni. Nuk mundet kur dikush nuk thotë as po as jo, nuk mundeni që të interpretoni në një drejtim, kjo nuk është fer dhe nuk është serioze. Unë si Ministri e Punëve të Jashtme nuk kam publikuar asnjë draft dhe unë nuk jam përgjegjëse për industrinë e thashethemeve se çfarë apo nuk ndodh”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)