A e ngatërroj Bislimi: Olaf Scholzin me Kancelarin historik gjerman?

  • A.P /
  • 17 November 2023 - 16:45
A e ngatërroj Bislimi: Olaf Scholzin me Kancelarin historik gjerman?

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dje ka qëndruar në Bruksel për takime me emisarin e BE’së Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Atje ka thënë se ka folur për planin e zbatimit të marrëveshjes.

Pasi ka dalë për të folur me gazetarët, Bislimi ka përmendur takimin e tetorit në Bruksel ku Kurti ka takuar Presidentin e Francës Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë Giorga Meloni dhe Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz.

Por, këtij të fundit ia ka ngatërruar emrin duke e quajtur Kancelari Kohl, pra me kancelarin historik gjerman, gjatë qeverisjes së të cilit kishte ndodhur unifikimi i Gjermanisë.

Nuk dihet megjithatë nga çfarë mendimesh mund të jetë nxitur gafa simpatike e Bislimit.

(Kosova Sot Online)