Mimoza Kusari: Po e forcojmë rrugëtimin tonë drejt BE-së

  • A.P /
  • 17 November 2023 - 17:12
Mimoza Kusari: Po e forcojmë rrugëtimin tonë drejt BE-së

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se angazhimi për të diskutuar me homologë rajonalë mbi çështjet e përbashkëta thelbësore e forcon rrugën e shteteve të rajonit drejt Bashkimit Europian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“E entuziazmuar për të trajtuar çështjet jetike të bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE dhe vlerave euroatlantike në takimin e sotëm të përbashkët të Komiteteve të Punëve të Jashtme dhe të BE-së të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës në Prishtinë. Duke u angazhuar në diskutime me homologët tanë, ne po forcojmë rrugëtimin tonë drejt BE-së!”, ka shkruar ajo në X.

(Kosova Sot Online)