Ja kush emërohet ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv të ASK-së

  • A.P /
  • 17 November 2023 - 17:25
Ja kush emërohet ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv të ASK-së

Avni Kastratin, ushtrues detyre të drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), e ka emëruar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës. Ai duhet bazuar në të dhëna të besueshme dhe profesionistë të përkushtuar ndaj suksesit të nismës, u tha në takim.

Kastrati e njoftoi kryeministrin Kurti rreth sfidave dhe problemeve të shumta brenda ASK-së, të cilat e kanë ngadalësuar edhe procesin e regjistrimit.

“Menaxhmenti i ri dhe një frymë e re e përkushtimit ndaj rezultatit është e domosdoshme për zbatim dhe finalizim të procesit të regjistrimit të popullsisë”, tha ai.

Kastrati, tanimë në detyrë të re, do të njoftojë kryeministrin Kurti ditëve në vijim me hapat e radhës në kuadër të procesit regjistrimit, pas sigurimit të pajisjeve teknike për këtë proces.


(Kosova Sot Online)