Rashiq: Serbët e Kosovës nuk janë të gatshëm për asociacionin

  • A.P /
  • 17 November 2023 - 18:22
Rashiq: Serbët e Kosovës nuk janë të gatshëm për asociacionin

Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë një nga sfidat më të mëdha për serbët e Kosovës, ka deklaruar ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Rashiq  ka shprehur frikën e tij se serbët e Kosovës nuk janë të gatshëm për asociacionin.

Ai ka theksuar se nuk ka zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme për çështjen e komunitetit, nëse serbët e Kosovës nuk marrin pjesë në proces, dhe se duhet të marrinë përgjegjësi për realitetin e ri.

(Kosova Sot Online)