Pse u përqafua ambasadori palestinez në Beograd me kreun e çetnikëve serbë Sheshel?

  • A.P /
  • 17 November 2023 - 18:40
Pse u përqafua ambasadori palestinez në Beograd me kreun e çetnikëve serbë Sheshel?

Pamjet e sotme që kanë ardhur nga Beogradi, ku ambasadori palestinez që ka marrë detyrën muajve të fundit, është hedhur në përqafimin e Vojislav Sheshel, i cili është i dënuar nga Haga për krime lufte, i ka komentuar profesori i Filozofisë Blerim Latifi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kreu i çetnikëve serbë Vojisllav Sheshel dhe ambasadori palestinez në Beograd Muhamed Al Namur në përqafimin e tyre të ngrohtë. Fotografi që i thotë gjitha, për ata shqiptarë që kanë sy me pa, mend me kuptu dhe që ende nuk janë shkombëtarizu” ka shkruar Latifi në profilin e tij në facebook.

Palestina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Madje diplomatët e saj e përsërisin vazhdimisht në Beograd qëndrimin për “integritetin territorial të Serbisë”. Ky qëndrim i tyre po diskutohet edhe në kontekst të luftës Izrael -Hamas që shpërtheu në tetor. Izraeli ka njohur Kosovën në vitin 2020.


(Kosova Sot Online)