Rohde me ambasadorët gjermanë të rajonit vizitojnë manastirin e Deçanit

  • A.P /
  • 17 November 2023 - 19:40
Rohde me ambasadorët gjermanë të rajonit vizitojnë manastirin e Deçanit

Manastirin e Deçanit, e kanë vizituar sot ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, bashkë me kolegët e tij që janë ambasadorë në vendet e rajonit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rohde ka thënë se kjo vizitë është e paharrueshme.

Gjithashtu ka falënderuar Sava Janjicin për mikpritjen dhe diskutimin që kanë pasur.

Ambasadori Rohde ka thënë se me këtë vizitë e kanë përmbyllur konferencën rajonale të ambasadorëve gjermanë në rajon.

(Kosova Sot Online)