Putin: Deri në 2014 do i quaja të çmendur ata që do më thonin se do luftonim në Ukrainë

  • A.P /
  • 17 November 2023 - 20:30
Putin: Deri në 2014 do i quaja të çmendur ata që do më thonin se do luftonim në Ukrainë

Presidenti rus tha se nuk ka ndërmend të ndërpresë lidhjet dhe bashkëpunimin me Evropën dhe akuzoi elitat evropiane për varësinë nga SHBA.

Vladimir Putin pranoi sot, gjatë një fjalimi në Forumin Kulturor të Shën Peterburgut, se deri në vitin 2014 as që e çonte nëpër mend se Rusia mund të niste një luftë me Ukrainën.

Shumë njerëz, duke përfshirë edhe mua, deri në vitin 2014 nuk mund të na kishte shkuar në mendje se mund të niste një konflikt i tillë midis Rusisë dhe Ukrainës’, tha presidenti rus.

Kreu i Kremlinit shtoi më tej: ‘Nëse dikush do të më kishte thënë deri në vitin 2014 se kjo ishte e mundur, unë në do t’i thoja: ‘A je i çmendur?’’.

‘Por e pranoj që njerëzit nuk po shikonin, nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte dhe natyrisht, ndër të tjera, çdo person ka të drejtë të ketë qëndrimin e tij, mendimin e tij.’

Putin foli edhe për marrëdhëniet e Rusisë me Evropën, pas pushtimit të Ukrainës që filloi në shkurt të vitit 2022 dhe vazhdon ende, duke thënë se vendi ‘nuk dëshiron dhe nuk do ta ndërpresë bashkëpunimin’ me vendet e këtij rajoni.

(Kosova Sot Online)