Gjykata Speciale ia konfiskon telefonin ish-komandantit të UÇK-së

  • A.P /
  • 17 November 2023 - 21:04
Gjykata Speciale ia konfiskon telefonin ish-komandantit  të UÇK-së

Raportohet se i është konfiskuar telefoni ish-komandantit të Brigadës 122, Vllaznim Kryeziu, nga  Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës me seli në Hagë,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Konfiskimin e telefonit e ka konfirmuar Andin Kryeziu, djali i Vllaznim Kryeziut.

Ai ka thënë se telefonat u janë kontrolluar edhe familjareve të tjerë, ndërsa ish-komandantit i është konfiskuar.

Sipas tij, personat që kanë qëndruar në banesën e babait të tij, kanë qenë të Zyrës së Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës me seli në Hagë.

Sipas Andin Kryeziu, babai i tij, ish-komandant i Brigadës 122, nuk ka qenë i intervistuar me herët nga Gjykata Sepciale.

Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës me seli në Hagë, ende nuk është deklaruar për këtë rast.

(Kosova Sot Online)