Bislimi: Lajçak në bashkëpunim me palët do të vendos se a ka nevojë për një takim të radhës

  • A.P /
  • 17 November 2023 - 23:00
Bislimi: Lajçak në bashkëpunim me palët do të vendos se a ka nevojë  për një takim të radhës

Zgjedhjet në Serbi e kanë dëmtuar procesin e dialogut dhe se janë caktuar për të shkaktuar pengesa në proces, ka deklaruar numri dy i Qeverisë së Kosovës dhe shefi i ekipit negociator, Besnik Bislimi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bislimi ka thënë se kjo sjell paqartësi për atë se si do të vazhdohet tutje në bisedime, shkruan Express.

Kryenegocitaori Bislimi ka thënë se Lajcak në bashkëpunim me palët do të vendos se a ka nevojë edhe për një takim të radhës edhe pse sipas Bislimit Lajcak ka thënë se duhet një takim special ku do të diskutohej vetëm për gjendjen e implementimit të marrëveshjeve të kalaura nga procesi i dialogut në Bruksel.

“Është fakt që zgjedhjet në Serbi e kanë dëmtuar shumë procesin për arsye edhe pse janë caktuar për të krijuar obstruksion në ecurinë e procesit të dialogut . Kjo pastaj sjell paqartësi sesi mund të ecim tutje . Sot nuk janë diskutuar në asnjë moment opsionet për takime të radhës por mendoj që pas konsolidimit të komenteve tona, të draftimit të propozimit final z. Lajcak në bashkëpunim me ne do të vendos se a ka nevojë edhe për një takim të radhës, edhe pse ai në një moment ka thënë se duhet një takim i veçantë ku do të diskutonim vetëm për gjendjen e implementimit të marrëveshjeve të kaluara nga procesi negociator në Bruksel”, ka thënë Bislimi.

(Kosova Sot Online)