Aksident mes 3 veturash në rrugën Kaçanik-Ferizaj, një i vdekur dhe pesë të lënduar

  • S.A /
  • 18 November 2023 - 07:58
Aksident mes 3 veturash në rrugën Kaçanik-Ferizaj, një i vdekur dhe pesë të lënduar

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të premte në rrugën Kaçanik-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.

Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë janë lënduar gjashtë persona njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë”, ka thënë Reka për media.

Mësohet se viktima është e moshës së re.

(Kosova Sot Online )