Zyra e BE del me sugjerim për kosovarët se çfarë duhet të vizitojnë në Berlin

  • E.K /
  • 18 November 2023 - 11:37
Zyra e BE del me sugjerim për kosovarët se çfarë duhet të vizitojnë në Berlin

Nga 1 janari të vitit 2024, kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Zonës Schengen, në përjashtim të Spanjës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zyra e Bashkimit Evropian ka dalë me një sugjerim për eksploruesit kosovarë, rreth asaj se çfarë duhet të vizitojnë nëse shkojnë në Gjermani.

Nga Zyra e BE-së dhe Ambasada gjermane sugjerojnë një vizitë tek “Ishulli i Muzeut” në Berlin.

“Tung eksplorues kosovarë. Ambasada Gjermane iu uron udhëtime të mira në Gjermani. Kur të jeni në Berlin, mos harroni të ngjiteni tek Ishulli i Muzeut”, ka shkruar Zyra e BE-së në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)