Vazhdon procesi i rekrutimit të kandidatëve për zyrtarë policorë

  • E.K /
  • 18 November 2023 - 14:19
Vazhdon procesi i rekrutimit të kandidatëve për zyrtarë policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon me procesin e rekrutimit të kandidatëve për zyrtarë policorë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas shpalljes së rezultateve të testimit me shkrim, sipas procedurave të parapara ka filluar me kohë testimi fizik, i cili është duke u mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Testimi që ka filluar nga data 16 nëntor do të zgjas deri më 19 nëntor.

(Kosova Sot Online)