Nga e marta, rruga “Ukshin Hoti” në Prishtinë bëhet dykahore

  • E.K /
  • 18 November 2023 - 15:25
Nga e marta, rruga “Ukshin Hoti” në Prishtinë bëhet dykahore

Rruga “Ukshin Hoti”, e cila për momentin shërben vetëm për një kahje për kalimin e veturave, nga java e ardhshme do të jetë dykahore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky vendim do të hyjë në fuqi nga e marta e javës së ardhshme.

“Nga e marta, 21.11.2023, rruga ‘Ukshin Hoti’ do të bëhet rrugë dy kahore. Segmenti i rrugës i cili lejon qarkullimin e mjeteve në dy kahje fillon nga udhëkryqi me rrugën ‘Robert Doll’ deri në udhëkryqin me rrugën ‘Bekim Fehmiu’ “, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)