Kurti e pret Vasfije Krasniqin në zyre, e falënderon për avokimin e të drejtave të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

  • E.K /
  • 18 November 2023 - 16:07
Kurti e pret Vasfije Krasniqin në zyre, e falënderon për avokimin e të drejtave të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Vasfije Krasniqi Goodman, ish-deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe zërin e fuqishëm në avokimin për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç njofton ZKM, Goodman ndau observimin e saj lidhur me punën e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri Kurti e falënderoi ish-deputeten për rolin e saj, angazhimin e pareshtur, kurajën e pashoq për avokimin e të drejtave të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

(Kosova Sot Online)