Hidhet nga kati i pestë i ndërtesës, vdes 50-vjeçari në Berat

  • E.K /
  • 18 November 2023 - 17:33
Hidhet nga kati i pestë i ndërtesës, vdes 50-vjeçari në Berat

Një 50-vjeçar është hedhur nga kati i pestë i një pallati, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mësohet se viktima i ka dhënë fund jetës, pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Familjarët kanë deklaruar se personi në fjalë prej disa kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:40 në lagjen “Jani Vruho” në Berat, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i pestë i një pallati, shtetasi A. R., 50 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.

Nga deklarimet e familjarëve shtetasi A.R, prej disa kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)