Përgatituni, ky është moti që do të mbretërojë sot në Kosovë

  • A.P /
  • 19 November 2023 - 07:37
Përgatituni, ky është moti që do të mbretërojë sot në Kosovë

Të dielën, në Kosovë, parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell por i freskët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lokalisht pritet acar i madh në orët e mëngjesit. Në mbrëmje shtim i vranësirave.

Era do të fryjë nga veriu e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme gjatë orëve të para të 24-orëshit, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 10°C.

(Kosova Sot Online)