Zhduken dy vajza nga dy vende të ndryshme të Kosovës

  • A.P /
  • 19 November 2023 - 09:24
Zhduken dy vajza nga dy vende të ndryshme të Kosovës

Raportohet se një grua e ka raportuar të zhdukur vajzën e saj të mitur në Livoq të Ulët në Gjilan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“PERSON I ZHDUKUR- Fsh. Livoq i Ultë-Gjilan, 18.11.2023-22:15. Ankuesja kosovare ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë vajza e saj e mitur dhe deri në kohën e raportimit te rastin, vajza e saj nuk është kthyer dhe nuk iu është lajmëruar familjarëve të saj. Rasti është duke u hetuar.”

Njëjtë sikur në Gjilan, edhe në Prizren nëna e ka raportuar të zhdukur vajzën e saj.

“PERSON I ZHDUKUR- Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 17.11.2023 – 17:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)