Maqedonci takon ministrin kanadez të Mbrojtjes Bill Blair

  • A.P /
  • 19 November 2023 - 10:09
Maqedonci takon ministrin kanadez të Mbrojtjes Bill Blair

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e forumit ndërkombëtar të sigurisë në Halifax të Kanadasë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar homologun e tij kanadez Bill Blair, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë takimit ata kanë shkëmbyer pikëpamjet tyre rreth çështjes së sigurisë në Kosovë dhe regjion, bashkëpunimit të tanishëm ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, si dhe gjetjes së formave të reja të thellimit të këtij bashkëpunimi.

Ministri Maqedonci ka falenderuar dhe shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, miqësore e institucionale të shtetit kanadez.


(Kosova Sot Online)