Për rastin Dehari Albulena Haxhiu nesër jep dëshmi

  • A.P /
  • 19 November 2023 - 12:52
Për rastin Dehari Albulena Haxhiu nesër jep dëshmi

Nesër në orën 10:00 do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në lidhje me rastin Dehari, ministrja Albulena Haxhiu, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e MD’së thuhet se pas intervistës, Haxhiu do të mbajë konferencë për media.

“Për shkak të interesimit të madh të medieve, ju njoftojmë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në orën 10:00, do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në raport me rastin Dehari. Pas intervistës, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja Haxhiu do të mbajë Konferencë për medie. Për orën, mediet do të njoftohen nesër”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)