Lumir Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së me vota unanime

  • A.P /
  • 19 November 2023 - 15:46
Lumir Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së me vota unanime

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është rizgjedhur Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në Kuvendin e 10-të Zgjedhor, Abdixhiku siguroi drejtimin e partisë më të vjetër në vend edhe për katër vjet.

Delegatët e LDK-së unanimisht votuan që Abixhiku ta drejtojë edhe më tutje partinë. S’pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Ai ishte kandidati i vetëm për kryetar të partisë në këto zgjedhje të brendshme.

(Kosova Sot Online)