Lukas Mandl i pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së

  • A.P /
  • 19 November 2023 - 16:00
Lukas Mandl i pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së

Deputeti austriak i Parlamentit Europian, Lukas Mandl është prezent në Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili synon të rizgjidhet në krye të partisë, e falënderoi politikanin austriak, për të cilin tha se është “mik i madh i Kosovës” dhe “mik i madh i Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

“Lukas, faleminderit për gjithë punën që po bëni për Kosovën. Është falë miqve si ju dhe të tjerëve plot që Kosova ka arritur të dërgojë zërin e vet në skenën ndërkombëtare”, tha Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)