Haziri uron Abdixhikun, rikthimi i madh i LDK-së për 'Rrugën e Re' për Kosovën po vjen

  • A.P /
  • 19 November 2023 - 17:50
Haziri uron Abdixhikun, rikthimi i madh i LDK-së për 'Rrugën e Re' për Kosovën po vjen

Lumir Abdixhikun i cili këtë të dielë u zgodh kryetari i LDK-së për një mandate 4 vjeçar, e ka uruar kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Madhështor e ka quajtur këtë Kuvend, Haziri. Tutje ai ka thënë se rikthimi i madh i LDK-së për Rrugën e Re për Kosovën, po vjen.

Postimi i plotë:

Kryetari i katërt i LDK-së, miku im Lumir Abdixhiku, u zgjodh sot për një mandat të ri, në një Kuvend madhështor e solemn.

Kuvendi i sotëm vjen pas dy viteve mobilizim nga Kuvendi i jashtëzakonshëm.

Si asnjëherë më parë, 40 për qind u zgjodhën gra e rini në strukturë.

Rikthimi i madh i LDK-së për Rrugën e Re për Kosovën.

(Kosova Sot Online)