Novakoviq: Progresi në dialog, vendimtar që Kosova e Serbia të marrin para nga fondi 6miliardësh i BE-së për Ballkanin Perëndimor

  • E.K /
  • 20 November 2023 - 08:52
Novakoviq: Progresi në dialog, vendimtar që Kosova e Serbia të marrin para nga fondi 6miliardësh i BE-së për Ballkanin Perëndimor

Gjëja kryesore për Kosovën dhe Serbinë të marrin fonde nga pakoja e ndihmës zhvillimore e BE-së për Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej gjashtë miliardë eurosh, që ishte arsyeja e vizitës së fundit në rajon nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. do të jetë normalizimi i marrëdhënieve, sipas Igor Novakoviqit nga Qendra për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri në Beograd.

Novakoviq i tha “Kosovo Online” se, përveç kësaj, progresi do të matet në fushat që janë kyçe në procesin e anëtarësimit të të gjithë Ballkanit Perëndimor në tregun e unifikuar të Bashkimit Europian dhe krijimin e një tregu të vetëm në rajon.

“Në rastin e Serbisë dhe Kosovës, theksi do të jetë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, gjegjësisht në përmbushjen e asaj që është rënë dakord në Bruksel dhe Ohër në fillim të këtij viti. Tashmë është thënë se të gjithë kandidatët dhe kandidatët potencialë do të kenë për të paraqitur raporte individuale gjatë vitit të ardhshëm, pra planet për zbatimin e reformave deri në vitin 2027, nuk besoj se në rastin e normalizimit edhe kjo do të duhet të përfshihet në plan, por në rastin e Serbisë do të matet përmes kapitullit 35, pra përmes dinamikës së negociatave dhe përmes zbatimit”, thotë Novakoviq.

Ai tregon se tashmë është bërë e ditur se nëse nuk zbatohen reformat, paratë nuk do të jepen.

“Me fjalë të tjera, paratë jepen vetëm pasi të kenë përfunduar reformat. Kështu që besoj se kështu do të jetë edhe në Beograd dhe në Prishtinë. Nuk shoh mundësi që të ketë ndonjë surpriza të mëdha”, thotë ai.

Megjithatë, Novakoviq shtron pyetjen nëse shuma që BE-ja ka përcaktuar për Ballkanin Perëndimor është e mjaftueshme.

(Kosova Sot Online)