Kurti dhe Stoltenberg sot takohen në orën 16:35

  • E.K /
  • 20 November 2023 - 10:09
Kurti dhe Stoltenberg sot takohen në orën 16:35

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Kurti do ta takojë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, sot në orën 16:35, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. Ekipet e mediave duhet të jenë në oborrin e Qeverisë më së largu në orën 16:20. Pamjet nga fillimi i takimit do t’ju përcjellim përmes Zyrës për Komunikim me Publikun”, bën të dikur ZKM-ja për mediat.

Stoltenberg sipas njoftimit të NATO-s do të takohet ne presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, dhe më pas do të vizitojë Kampin e KFOR’it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR’it dhe do t’iu adresohet trupave.

Ai do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.

(Kosova Sot Online)