Agjenda, Stoltenberg fillimisht takohet me Osmanin pastaj me Kurtin

  • E.K /
  • 20 November 2023 - 10:16
Agjenda, Stoltenberg fillimisht takohet me Osmanin pastaj me Kurtin

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot vjen në Kosovë, ku do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e më pas me kryeministrin Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online’.

Takimi i Stoltenberg me Osmanin është paraparë të nisë në orën 15:30, sipas njoftimit të Presidencës.

Pas takimit, të dy do të mbajnë një konferencë për media.

Më pas, Stoltenberg do të takohet me kryeministrin Kurti në orën 16:35.

(Kosova Sot Online)