Spitali në Pejë: Risi në vitin 2024, të gjitha shërbimet do të bëhen me terminë përmes telefonit

  • E.K /
  • 20 November 2023 - 11:34
Spitali në Pejë: Risi në vitin 2024, të gjitha shërbimet do të bëhen me terminë përmes telefonit

Spitali në Pejë ka njoftuar se nga 1 janari i vitit 2024 terminet për vizita specialistike, analiza dhe shërbime radiologjike do të bëhen përmes telefonit, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë nga 1 janari 2024 do të fillon me një shërbim të ri lehtësues dhe i domosdoshëm për pacientët. Vizitat specialistike, bërja e analizave apo marrja e shërbimeve radiologjike apo ekzaminimet tjera do të bëhen vetëm me terminë. Në këtë mënyrë pacienti do ta ketë të përcaktuar orën e saktë të vizitës apo shërbimit që do të merë. Terminët për vizita do të mundësohen të bëhen përmes thirrjes telefonike nga pacienti me qëllimin që të mos detyrohet të vije për termin e pastaj edhe për vizitë apo të pres në hollët e Spitalit.

Terminet do të mund të bëhen edhe direkt tek sporteli në objektin e Ambulancave Specialistike.

“Normalisht se terminët do të mund të bëhen edhe direkt tek sporteli në objektin e Ambulancave Specialistike. Natyrisht që për vizita specialistike, bërjen e analizave apo ekzaminimeve grafike, pacienti duhet të ketë udhëzimin nga Mjeku i Mjekësisë familjare. Avancimin e shërbimeve e shohim detyrë tonën në shërbim ndaj pacientëve dhe qytetarëve.”

(Kosova Sot Online)