Gjenden eshtra në Prekaz nga Lista e Personave të Zhdukur

  • S.A /
  • 20 November 2023 - 12:41
Gjenden eshtra në Prekaz nga Lista e Personave të Zhdukur

Edhe sot Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se pas gërmimeve në lokacionin e varrezave në Prekaz kanë zhvarrosur mbetje mortore të viktimave që mund të jenë në Listën e Personave të Zhdukur. transmeton "Kosova Sot Online ".

“Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj”, thuhet në njoftimin e këtij Komisioni në Facebook.

“Pas disa orë gërmimeve, ekipet kanë hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur”.

“Gërmimet po vazhdojnë ende dhe në do t’iu njoftojmë pas rezultateve të ADN-së për identifikimet e mundshme të këtyre trupave”.

(Kosova Sot Online )